Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Partive Socialiste të zhvilluar në kryeqytetin spanjoll të Madridit.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.
“Në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste ku nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, morëm një sërë vendimesh të rëndësishme”, shkruan Rama në Facebook./Opinion.al