Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini të Greqisë, ku një hajdut shqiptar ka hyrë në një shtëpi dhe ka tentuar të përdhunojë 28-vjeçaren që banonte aty.
Ai ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa 28-vjeçarja ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit.
Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë përdhunuesin, i cili është arratisur menjëherë pas ngjarjes.
Edhe pse e plagosur rëndë në fytyrë dhe në duar, e reja ka denoncuar ngjarjen në polici.
Efektivët e policisë kanë mbërritur kanë rënë ditën e djeshme (22/02) në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga./Opinion.al