Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur online këtë të mërkurë. Ditën e sotme po mbahet seanca dëgjimore me partitë politike.
Ndërsa mbledhja ka disa minuta që ka nisur Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule kanë zgjedhur të bojkotojnë këtë seancë.
Gjithsesj nëntë parti kishin shprehur dëshirën për të marrë pjesë në dëgjesën online për të shprehur qëndrimet e tyre.
Alibeaj: Lidhur me numrin e partive apo listën e partive që janë ftuar është bërë e mundur që të merret informacion i plotë pranë KQZ. Duhet të rekomandohen propozimet e OSEB-ODIHR.
Gjiknuri: Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, nuk janë. Eduart Abazi: Keni 15 minuta kohë.