Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është takuar me zyrtarin e lartë për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Bardhi përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se Shqipëria duhet t’iu qëndrojë standardeve të një vendi demokratik.
Ai thotë se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.
“Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi./Opinion.al