Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sende të forta vëllanë e tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes tyre.
Ndërkohë i plagosuri, theksohet se është jashtë rrezikut për jetën.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë 58-vjeçarinb banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.