Kërkesa e kandidates pacifiste Ekaterina Duntsova për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Rusi përballë Vladimir Putin, është refuzuar nga Moska.
Vendimi u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me argumentin se ka gabime në dokumentet e paraqitura nga Duntsova.
Gruaja, një ish-gazetare dhe këshilltare e qytetit, aktualisht drejton një OJF që lufton për demokracinë në Rusi dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake në Ukrainë.
Reagimi i saj ndaj përjashtimit nga procesi zgjedhor ishte i menjëhershëm.
Përmes rrjeteve sociale, sfidantja e Putinit e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëzohet.
“Unë e kundërshtoj këtë përjashtim dhe do të apeloj në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të kërkoj nga partia opozitare Yabloko (me karakter socio-liberal dhe properëndimor, ed. ) për të më emëruar mua si kandidaten e tyre për garën presidenciale, për Rusinë 2024”, tha ajo.