Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë pasi rezultojnë të dënuar me burgim për mashtrim.
Dy shtetasit u kapën në Gjermani pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi lir Nazaj, 53 vjeç rezulton i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.