Në emisionin “Opinion”, analisti Baton Haxhiu ka folu lidhur me situatën në PD, tashmë që Sali Berisha nuk e ka më imunitetin e deputetit duke i hapur rrugën SPAK që të vendos masë sigurie më të ashpër “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”.
Në kuadër të analizës së tij për PD, Haxhiu renditi 3 argumente se cili do të jetë, sipas tij, rrugëtimi i të djathtës shqiptare.
“Edhe Alizoti dhe Këlliçi mendoj që duhet të dalin përtej dhimbjes që kanë për arsy se frazat janë të ndërtuara në një diskurs e cila PD-në e as nuk e bën me lider të ri, as me projektim të ri, as me fitore të re.
1-Rrugëtimi i të djathtës është vonuar për 2 vite për aryse se pozicioni non grata është ditur si e ka fundin dhe keni notuar në një moçar.
2-Konflikti i brendshëm nuk pati fuqi, konflikti i brendshëm zakonisht e nxjerr një lider. Dhe Këlliçi gabimisht e ka që mediumet janë marrë vetëm me vulën. Vula nuk është prodhimi i yni, është prodhimi i juaj. Vula nuk është arsye. Realisht mungesa e idesë ka qenë ideja. Tani do ballafaqohemi edhe me një betejë tjetër, beteja e rithemelimit dhe beteja e një PD ekzistuese e cila e kërkon legjitimitetin përmes konjukturës dhe nëse e fiton cila do jetë beteja juaj e ardhshme? Ju keni 1 milion arsye për të fituar betejën me pushtetin që ju të mos jeni të përçarë. Sfida kryesore opozitare është arsyeja karshi pushtetit. Ju nuk keni fuqi të brendshme të nxirrni liderë, duhet të zbuloni nga jashtë. Keni 2 mundësi: O ta bëni liderin familjar që është Argita ose ta merrni një lider që është përmbi ju që ju ndihmon për të krijuar fuqinë e kohezionit.
3-Ju po dekontekstualizoni situatën politike në botë. Faktori kryesor që e mban peshën politike ndërkombëtare sot është siguria rajonale europiane dhe botërore. Fakti që ky element është më i rëndësishëm ndonjëherë se sa demokracia në momente kruçale, i vetmi vend që nuk e kupton se siguria që e përcaktojnë fuqitë e mëdha, vetëm Shqipëria nuk e kupton sa e rëndësishme është kjo dhe nuk të pyesin fare për një lider që është non grata qoftë edhe nëse ata e kanë gabim”, u shpreh Baton Haxhiu.