Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli planifikon të përmbysë tunelet e Gazës, Biden: Të shqetësuar për pengjet që mund të mbeten brenda tyre

2023/12/13 at 10:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli planifikon të përmbysë tunelet e Gazës, Biden: Të shqetësuar për pengjet që mund të mbeten brenda tyre

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka theksuar se nuk mund të konfirmojë nëse ndonjë nga pengjet e marra nga Hamasi dy muaj më parë mbetet në sistemin e tuneleve nën Gaza derisa Izraeli po fillon t’i përmbyt me ujin e detit.

“Për sa i përket përmbytjes së tuneleve, po bëhen pohime se ata janë plotësisht të sigurt, se nuk ka pengje në asnjë prej këtyre tuneleve. Por unë nuk e di këtë në të vërtetë”, tha Biden, duke iu referuar garancive nga Izraeli, megjithëse nuk dha detaje.

“Megjithatë, unë e di se çdo vdekje civile është një tragjedi absolute dhe Izraeli ka deklaruar qëllimin e tij, siç thash, për të përshtatur qëllimin e tij me veprimet”, shtoi ai.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 139 pengje mbeten në robëri pas sulmit të papritur ndërkufitar të grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

‘Wall Street Journal’ dje raportoi se vendimi i Izraelit për të përmbytur tunelet me ujë nga Deti Mesdhe është pjesë e një strategjie më të gjerë që po përdoret për të shkatërruar rrjetin e tuneleve.

Hamasi i ka përdorur tunelet për të lëvizur luftëtarët dhe armët fshehurazi në enklavën bregdetare me popullsi të dendur. Sipas gazetës amerikane, zyrtarët izraelitë besojnë se disa pengje po mbahet atje.

Sipas raporteve, familjet e pengjeve, nga ana tjetër, i kanë thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se kanë frikë se të dashurit e tyre do të vriten nëse tunelet përmbyten.

Sipas zyrtarëve amerikanë, sistemi i tunelit shtrihet në 300 milje (482 kilometra) dhe ai po vlerësohet nga izraelitët. Procesi pritet të zgjasë disa javë për të përfunduar.

Masa, e cila u njoftua për herë të parë nga gazeta në fillim të këtij muaji, ka tërhequr kritika, me disa që thonë se do të krijojë një katastrofë mjedisore duke kontaminuar furnizimet tashmë të kufizuara të ujit të freskët të Gazës dhe do të dëmtojë ndjeshëm bujqësinë vendase.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.412 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50.100 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë.




Ju sugjerojmë

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
Bota

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

24 Qershor, 2026 9:30 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Para
FOTO/ Aksident në Përrenjas, disa të plagosur

Mbeti i plagosur në aksident dy ditë më parë, ndërron jetë në spital mësuesi

Balla me Koordinatorin Special Britanik: Rënie drastike e emigrantëve të paligjshëm

Arrestimi i dy policëve, Balla: Procesi i vetëpastrimi i radhëve të Policisë do të jetë sistematik

Berisha kërkon protestë, Bardhi del kundër: Do keqinterpretohet. Qëndrimi “surprizë” i Nokës

Berisha kërkon protestë, Bardhi del kundër: Do keqinterpretohet. Qëndrimi "surprizë" i Nokës
















TE FUNDIT

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
24 Qershor, 2026

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së. Gjatë deklarimeve...

Lexo më shumë

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te...

Lexo më shumë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
24 Qershor, 2026

Senati i SHBA-së votoi të martën me 50 vota pro dhe 48 kundër për të miratuar një Rezolutë për Kompetencat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}