Pasagjerët që ndodheshin në një avion në Rusi kanë përjetuar momente frike dhe paniku. Ata nisën të luteshin dhe bërtisnin kur papritur nga avioni dolën maskat e oksigjenit.
Sikurse duket në video, pasagjerët janë të tmerruar dhe duke u lutur ndërsa ekuipazhi në bordin e Airbus A319 humbi lartësinë, përpara se të bënte një ulje emergjente.
Pamjet tmerruese tregojnë maskat që lëshohen në avionin shtetëror të linjës ajrore Rossiya, i cili ishte nisur për në Shën Petersburg.
Një pasagjer përshkroi momentin e frikshëm kur maskat ranë mbi kokë rreth 20 minuta pas nisjes së fluturimit.
Një tjetër tha se të gjithë ishin “të stresuar” duke zbuluar se “fëmijët po bërtisnin ndërsa gratë po luteshin”.
Një tjetër lavdëroi ekuipazhin, duke thënë: ‘Ishte shumë e frikshme. Por stjuardesat ishin të patrembura, duke u çuar ujë pasagjerëve. Ato buzëqeshën’.
Sipas raportimeve, aeroplani u kthye ‘i sigurt’ në të njëjtin aeroport nga ishte nisur, ku u prit nga ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.