Ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit. Pas arrestimit të bashkëshortit të saj Naim Murselit si porositës i krimit dhe Granit Plavës, në rolin e ekzekutorit, në pranga ra mbrëmjen e së premtes edhe Kushtrim Kokalla.
Ky i fundit është pjesëtar i FSK-së dhe nip i Naim Murselit. Kokalla dyshohet të bashkëpunuar me Murselin dhe ekzekutorin.
Lidhur me arrestimin e tij, ka reaguar vëllai i Kushtrimit, Kanon Kokalla, i cili është efektiv i Policisë së Kosovës.
Ai është shprehur se janë të shokuar nga ngjarja.
“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”, tha Kokolla për mediat në Kosovë.
Sipas tij, Kushtrimi ka qenë shumë i lidhur me viktimën.
“Vallaj nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!”.
“Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po na duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send”, ka thënë Kanon Kokolla.
Liridona Murseli u vra të mërkurën mbrëma, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët e saj drejt shtëpisë në Prishtinë. Bashkëshorti i saj e kishte inskenuar të gjithë ngjarjen si një grabitje./Opinion.al