21-vjeçari Andrea Kola është arrestua nga policia e Shijakut në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në banesën e 21-vjeçarit u gjetën një kallashnikov dhe fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve hpërthyese dhe i municionit”.
“Si rezultat i kontrolleve intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak goditën një tjetër rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç.
Nga kontrollet në banesën e shtetasit A. K., në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak”, njofton policia./Opinion.al