Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Presim që BE të deklarohet për Serbinë

2023/11/02 at 3:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrja e Jashtme e Kosovës: Presim që BE të deklarohet për Serbinë

Intervistë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashmte të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz për pritmëritë e Kosovës, me rastin e konferencës së Evropës që u zhvillua të enjten, më 2 nëntor 2023 në Berlin.


DW: Ministrja gjermane e punëve te Jashtme, Annalena Baerbock, ftoi në Berlin, më 2 nëntor, përfaqësues të vendeve të ndryshme të BE-së dhe vendeve kandidate dhe aderuese për të biseduar për të ardhmen e BE-së. Cilat janë pritmëritë e Kosovës?

Gërvalla Schwarz: Është mirë që Gjermania ka ftuar të bisedojmë për Bashkimin Evropian së bashku me shtetet të cilat e aspirojnë Bashkimin Evropian. Është po ashtu me rëndësi që të mos harrojmë prioritetet kryesore me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet në Evropë, në kohërat kur lufta është rikthyer në Evropë. Në kohërat kur lufta rrezikohet të shpërndahet edhe më tej në kontinentin tonë, nevojitet një gjuhë e qartë, një strategji e qartë e Bashkimit Evropian dhe në radhë të parë edhe e shteteve të mëdha dhe të fuqishme si Gjermania.

DW: Çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian për të zgjidhur ngërçin mes Kosovës dhe Serbisë?

Gërvalla-Schwarz: Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigja që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më  24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur  që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar  me Serbinë është dobësuar shumë.

DW: Ju edhe më parë keni bërë thirrje në adresë të BE-së, por ajo nuk e ka ndryshuar qëndrimin. Çfarë prisni të ndodhë konkretisht?

Gërvalla-Schwarz: Ne vetëm mund t’i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, nuk mund t’i imponojmë qëndrimet tona.  Ne mund të sensibilizojmë dhe të jemi të qartë, qoftë në paraqitjen e dëshmive rreth  aktit të agresionit  që është kryer, po ashtu që të shfrytëzojmë të gjitha kanalet diplomatike dhe publike për të sensibilizuar shtetet. Kjo është ajo çka mund të bëjmë ne, tjetra ka të bëjë me Bashkimin Evropian, dhe unë nuk besoj që Bashkimi Evropian dëshiron dhe kjo konferencë është një mundësi e mirë,   nuk besoj që  BE të  mos humbasë më shumë nga kredibiliteti edhe ashtu shumë i shpenzuar në rajonin tonë.

DW: A e ka pranuar Kosova zyrtarisht Asociacionin…

Gërvalla-Schwarz: Nuk e di për cilin asociacion e keni fjalën, ka një asociacion i vitit  2013,  është bërë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën Gjykata e vitit 2015 e ka shpallur  si shkelje të më shumë se 22 neneve. Ne kemi një propozim të ri, një dokument të ri të Bashkimit Evropian, në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarët. Por këto janë  të gjitha gjërat që ne do t’i bisedojmë gjatë një procesi intensiv me Bashkimin Evropian dhe e gjitha kjo varet se a do të jetë ky propozim, ai i cili do të sjellë normalizimin përfundimtar me Serbinë apo jo. Nëse çfarë do lloj dokumenti shërben vetëm për Kosovën dhe nuk shërben për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë atëherë ne jemi shumë skeptik se sa i përshtatshëm është ai për t’u diskutuar.

DW: Kancelari gjerman Olaf Scholz tha që ju e keni pranuar propozimin për Asociacionin.

Gërvalla-Schwarz: Po të lexoni me kujdes deklaratën e kryeministrit pas takimit në Bruksel, atëherë do ta dini që kryeministri ka bërë një deklaratë të hapur dhe të sinqertë për nënshkrim të tri dokumenteve. Po atë ditë Serbia e ka refuzuar atë ofertë të kryeministrit tonë përmes Bashkimit Evropian, prandaj një gjë e tillë tani është shtyrë për në të ardhmen, dhe se si do të ndodhë në të ardhmen, dhe a do të ndodhë në të ardhmen, mbeten të gjitha pyetje të hapura.

Etiketa: Donika Gërvalla-Schwarzkosove


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Izraeli kërcënon se do të bombardojë kampin e refugjatëve Al-Shati në Gaza

Izraeli kërcënon se do të bombardojë kampin e refugjatëve Al-Shati në Gaza

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës

Në këtë shtet ekziston një fabrikë që prodhon flamuj amerikanë për djegie

Në këtë shtet ekziston një fabrikë që prodhon flamuj amerikanë për djegie
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}