Një nga lojtarët më të njohur në botë, Mohamed Salah ka bërë një apel të fortë në rrjetet sociale duke kërkuar që t’i jepet fund masakrës në Gaza dhe të lejohen ndihmat humanitare.
Në një video-mesazh të publikuar në platformën “X”, Salah thotë:
“Nuk është gjithnjë e lehtë të flasësh në kohë të tilla. Ka pasur shumë brutalitet dhe dhunë. Ajo që po ndodh në javët e fundit nuk është e lehtë për t’u parë. Të gjithë jetët janë të shenjta dhe duhen mbrojtur. Masakrat duhet të përfundojnë. Familjet po shkatërrohen. Ajo që është e qartë tani është se ndihmat humanitare në Gaza duhet të lejohen të futen menjëherë.
Njerëzit aty jetojnë në kushte të tmerrshme. Skenat në spitalin e bombarduar janë të frikshme. Njerëzit në Gaza kanë nevojë për ushqim, ujë dhe medikamente. Apeli im për liderit botëror është që të bashkohen për të parandaluar masakrën njerëzore”.
Video e Salah u bë virale brenda një orë dhe arriti të marrë 113 mln shikime deri më tani./Opinion.al
— Mohamed Salah (@MoSalah) October 18, 2023