Të tjera detaje kanë dalë mbi dhunimin e një efektivi të policisë dhe vëllait të tij gjatë mbrëmjes së djeshme në kryeqytet.
Sipas burimeve për “News 24”, mësohet se polici dhe vëllai i tij janë dhunuar nga të paktën 7 persona me shkopa bejsbolli.
Mësohet gjithashtu se agresorët i kanë nxjerrë të dy viktimat nga automjeti me të cilin po udhëtonin, teksa kanë tentuar ta fusin në garazh dhe i kanë sulmuar.
Gjatë sulmit ndaj efektivit, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Konflikti ka ndodhur për rrethana ende të paqarta në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Punonjësi i policisë dhe vëllai i tij janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.