Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi pasi dyshohet se u pagua të vriste një 27-vjeçar nga Algjeria.
Sipas mediave greke, vrasja nuk u realizua pasi algjeriani arriti t’i shpëtonte 14 plumbave.
Mësohet se plumbat nuk e kapën të riun, ndërkohë që personat që ndodheshin në makinë, kanë zbritur, e kanë dhunuar barbarisht atë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Menjëherë pas ngjarjes, i riu është dërguar në spital, ku edhe sot ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve, pra shtetasin shqiptar.
Ndërsa shqiptari dyshohet se është paguar nga një shtetas algjerian për të vrarë 27-vjeçarin.
Autoritetet greke kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al