Roma ka zbarkuar në Tiranë, ku sonte do të përballet me Partizanin në miqësoren e fundit parasezonale.
Ndeshja do të luhet në “Arena Kombëtare”.
Ndërsa për të mirëpritur skuadrën dhe në veçanti Jose Mourinhon, në kryeqytetin shqiptar është vendosur një pankartë e madhe në fasadën e Universitetit Politeknik me foton e “Special One” që mban trofeun dhe mesazhin: “Mirë se u ktheve, Jose”.
Vetë Mourinho ka ndarë foton në rrjetin social “Instagram” foton e mikpritjes shqiptare dhe ka falënderuar qytetin e Tiranës dhe kryeministrin Rama.
“Faleminderit që po na mirëprisni sërish! Faleminderit Edi Rama!/Opinion.al