Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është martuar, ndërsa një urim prekës për të ka patur babai i saj, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Gresë Krasniqi ndan me ndjekësit një foto krah bashkëshortit të saj e veshur me fustan nusërie, me foton e të atit përpara.
Po ashtu ajo ka publikuar urimin e ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi:
“Gresë!
Kur një ditë një padrejtësi tinëzare
Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë
Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!
Gresë!
Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë
Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë!
Jakup Krasniqi 1 gusht 2023.”/Opinion.al