Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëto një jetë! Rezervo në e-Albania, për kohën dhe vendin e dhurimit të gjakut!

2023/07/19 at 1:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpëto një jetë! Rezervo në e-Albania, për kohën dhe vendin e dhurimit të gjakut!

Për ata që kanë nevojë të marrin gjak, por edhe për çdo qytetar që dëshiron të dhurojë gjak, për të shpëtuar një jetë, procedurat do të jenë më të shpejta, më të lehtësuara e më të sigurta, ç’ka është shumë e rëndësishme kur flitet për shpëtim jetësh njerëzore.


Sistemi i ri elektronik i Bankës së Gjakut, i krijuar nga AKSHI në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, si një kërkesë për politika shëndetësore dhe praktika mjekësore moderne, do t’u mundësojë dhuruesve, duke nisur nga sot (fillimisht në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Korça për t’u shtrirë shumë shpejt në të gjitha qarqet e vendit) të rezervojnë online në e-albania kohën dhe vendin e dhurimit të gjakut, si dhe të informohen në kohë reale për nevojat emergjente për dhurim, sipas grupit përkatës së gjakut. Ky sistem do të ndihmojë, mbi të gjitha, mjekët në menaxhimin e kërkesave dhe nevojave për Bankat e Gjakut, për t’i siguruar pacientëve shërbim cilësor dhe të shpejtë dhe shumë më të sigurtë. Çdo qese gjaku që futet në bankë pajiset me barcode dhe sistemi garanton sigurimin e automatizimit të plotë të ruajtjes, procesimit, marrjes dhe analizimit të informacionit, që lidhet me menaxhimin administrativ dhe inventarizimin e gjakut dhe produkteve të tij në të gjitha bankat e gjakut në Shqipëri.

Për t’i dhënë një tjetër mundësi zgjerimit të rrjetit të dhuruesve vullnetarë, teknologjia tashmë mundëson që bankat të shtojnë rezervat e tyre edhe falë njoftimeve elektronike që do t’u mbërrijë dhuruesve periodikë dhe të rinj, në profilet personale në portalin e-Albania, në raste të rënies së nivelit të depozitave të gjakut sipas grupeve të gjakut. Për dhuruesit do të sigurohet edhe një historik i kontributit dhe analizave të kryera që mund ta konsultojnë në çdo kohë, në llogarinë e tyre, në portalin e-Albania.

Si mund të rezervohet nëpërmjet e-Albania?

Përdoruesit zgjedhin shërbimin elektronik “Rezervim për dhurim gjaku për individë dhe subjekte”:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14785

Aksesimi mundësohet për qytetar (për rezervim individual) ose, si biznes, në rastin kur rezervimi kryhet për një grup punonjësish të një institucioni, kompanie apo organizate.

Brenda pak sekondash aplikanti plotëson formularin elektronik duke zgjedhur vetë orarin, datën dhe Bankën e Gjakut.

Pas dërgimit të kërkesës për rezervim, elektronikisht mbërrin njoftimi për konfirmimin e kohës dhe vendit të planifikuar për dhurim.

Kush mund të dhurojë gjak?

Dhurues të gjakut mund të jenë të gjithë qytetarët, nga 18 deri në 65 vjeç, që ndihen plotësisht të shëndetshëm dhe që kalojnë testin e historisë së sëmundshmërisë përpara procesit.

Në rastin e planifikimit të dhurimit të gjakut si entitet (biznes, insitucion, organizatë), pra kur ofrohen të dhurojnë gjak më shumë se 10 persona, atëhere stafi i Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, do të vijë në mjediset e punës përkatëse

Për të garantuar sigurinë e gjakut të dhuruar, paraprakisht kryhen vizita mjekësore përfshirë edhe analizat specifike të gjakut. Në rast se qytetarët rezultojnë të shëndetshëm, atëherë ata kryejnë procesin e dhurimit të gjakut. Një dhurim i gjakut të plotë zgjat mesatarisht 15 minuta dhe dhuruesi arrin të kompensojë brenda 24 orësh të gjitha lëngjet e humbura nga dhurimi i gjakut. Një akt i thjeshtë, por me vlerë të jashtëzakonshme për jetën e dikujt tjetër.  Ndaj, kushdo që ka mundësi dhe është i shëndetshëm fizikisht mund të rezervojë tani online për të dhuruar gjak e për të shpëtuar e ndihmuar një familjar, mik, fqinj, koleg apo një të panjohur, në kohë të papritura e ditë të vështira. Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!



Ju sugjerojmë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Çmimet e naftës rriten sërish pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër

19 Qershor, 2026 12:14 pm
Para
Vrasja e Fatjon Oruçit në Angli, policia britanike shpall në kërkim 6 persona(Foto-Emrat)

Vrasja e Fatjon Oruçit në Angli, policia britanike shpall në kërkim 6 persona(Foto-Emrat)

Arratisja e Ahmetajt, Berisha: Rama nuk flet se e ka porositur vetë

Arratisja e Ahmetajt, Berisha: Rama nuk flet se e ka porositur vetë

Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/Berisha: Të hetohen projektet e infrastrukturës

Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/Berisha: Të hetohen projektet e infrastrukturës
















TE FUNDIT

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
19 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}