Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lajmin e bërë publik ditën e djeshme nga avokatët se ish-zvendës/kryeministri, Arben Ahmetaj, është larguar nga Shqipëria.
Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama se ka ndihmuar Ahmetajn për tu larguar nga vendi dhe për të kërkuar azil.
“Për herë të parë në historinë e vendit superministri apo zv.kryeministri i qeverive të Ramës, de facto organizatës kriminale të kryesuar prej tij, arratiset.
Dje, Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i anëtarëve të organizatës kriminale të Ramës. Zv, ministrat e tij, të cilët pasi pasurohen duke vjedhur sapo të thirren për të dhënë shpjegime arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Arratisja e Arben Ahmetajt dëshmon se për anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës, përgjegjësia zëvendësohet me vjedhjen.
Dërgimi i tij në azil nga Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale.”- tha Berisha.