Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Ramazan Rrajën.
Ai kërkoi lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme shëndetësore.
Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Ramazan Rrajën.
Ai kërkoi lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme shëndetësore.
Rraja akuzohet për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje” në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ramazan Rraja është djali i Xhelal Rrajës, i shpallur në kërkim pas videos së dhunës të fisit Rraja në Fushë-Krujë. Ai shfaqet në video teksa mban një pistoletë në dorë.
Ramazan Rraja qëndroi për rreth 1 vit në arrati, për t’u arrestuar të Ura e Gjolës nga Policia e Durrësit, teksa lëvizte me makinë dhe armë me vete. SPAK thotë se Rraja bashkë me 8 persona të tjerë, me kërkesë të Plaurent Dervishajt organizuan atentatin e 1 nëntorit 2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku nga të shtënat me armë mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Pëllumb Muharremi dhe ish-prokurori Arian Ndoja.
Këto do të jenë 20 anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së PD, pasi rezultuan më të votuarit nga anëtarët e...
Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pas numërimit të votave, rezulton që...
Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë...
ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00