Një 43-vjeçar në Tiranë ka dhunuar bashkëshorten e tij 47-vjeçare me sende të forta dhe më pas është larguar nga vendi .
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 47-vjeçarja është transportuar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.
“Mbrëmjen e sotme, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.
Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al