Boris dhe Carrie Johnson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilit ia kanë vënë emrin Frank Alfred Odysseus Johnson, ose shkurt Frankie për familjarët e tij.
Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ajo ndau foto të të porsalindurit.
Frankie është fëmija i tretë për zonjën Johnson dhe i teti për ish-kryeministrin.
“Një javë me Frankie-n. Mirë se erdhe Frank Alfred Odysseus Johnson, i lindur më 5 korrik, në orën 09.15,” shkroi ajo ndër të tjera ajo në postimin e saj.
Ish-kryeministri britanik ka katër fëmijë nga martesa e tij me avokaten Marina Wheeler dhe një fëmijë me konsulenten e artit Helen Macintyre.
Zonja dhe Zoti Johnson pritën Frank Alfred Odysseus Johnson tre vite pasi Carrie solli në jetë fëmijën e saj të parë Wilfred.