Janë liruar tre efektivët e policisë së Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi prej dis ditësh ndodheshin në paraburgim në Serbi.
Autoritetet serbe i akuzonin tre efektivët e Kosovës për armëmbajtje të paligjshme të armëve.
Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.