Një incident u regjistrua në hapje të Forumit të Prespës që po mbahej në Strugë.
Era rrëzoi një pjesë të monitorit në momentin kur në panel ishte duke folur ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin e Çështjeve Politike të OKB-së, Mirosllav Jença.
Sikurse duket edhe në video ngjarja shkaktoi panik mes të pranishmëve ndërkohë forumi i u ndërpre për një kohë të shkurtër.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se incidenti fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë pasjoë dhe se pas një pause të shkurtër paneli ka vazhduar me axhendën e përcaktuar.
“Incidenti nuk ka shkaktuar asnjë pasojë dhe pas një pauze të shkurtër paneli ka vazhduar me agjendën e paraparë. Ju njoftojmë se Forumi vazhdon edhe nesër, me dinamikën e paraparë; nesër vijojnë panelet kryesore ku presim diskutime të frytshme dhe mesazhe të rëndësishme. Ministria e Punëve të Jashtme e shfrytëzon rastin t’u kërkojë falje të gjithë atyre që e ndoqën forumin, këtu në Strugë, apo përmes internetit”, njoftoi MPJ.