Kronikë

Emri/ Arrestohet 25-vjeçari në Elbasan, tentoi të vriste…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 23/09/20 |
Opi Nion

Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme Elbasan. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Rafaelo Greca, mbi të cilin rëndojnë disa akuza penale.

Sipas policisë Greca akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me një person tjetër E.T. kanë qëlluar me armë zjarri Erando Bekteshi, pa pasoja për jetën. Tashmë po vijojnë kërkimet për kapjen e E.T.

“Kapet dhe vihet në pranga një 25- vjeçar i  kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.

Në zbatim të planit të  masave  për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni  Kundër Personit në DVP Elbasan, kapën  dhe  ndaluan shtetasin:

R.G.., 25 vjeç,  banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan,  gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar  me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën

Vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit E.T.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime e mëtejshme proceduriale”, njofton policia./ Opinion.al

Pas