Bota

Johnson njoftoi shtrëngimin e masave, britanikët boshatisin supermarketet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 23/09/20 |
Opi Nion

Javët e fundit Europa po përballet me rritje të numrit të personave të prekur nga COVID-19, ndërsa situata më e rëndë paraqitet në Spanjë, e cila ditën e djeshme raportoi 241 viktima brenda 24 orëve.

Nisur nga rritja e numrit të personave të infektuar, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson njoftoi masa të reja anti-COVID.

Por, këto masa kanë shtuar frikën tek qytetarët, të cilët kanë nisur të marrin masat duke blerë produktet bazë në supermarkete.

Raftet e supermarketeve u zbrazën nga makaronat, orizi, mielli, letrat higjienike, ndërsa britanikët e dëshpëruar përgatiten të mbyllen sërish në shtëpi, shkruan “Daily Mail”.

Deklarata për kufizime të reja e Boris Johnson erdhi pasi këshilltari kryesor shkencor i tij, Sir Patrick Vallance, tha se Mbretëria e Bashkuar mund të arrijë deri në 50 mijë raste të reja me koronavirus në ditë nga mesi i tetorit nëse nuk do të shtrëngohen masat.

Disa nga masat e reja përfshijnë mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve dhe vendet ku grumbullohen shumë njerëz në orën 22:00 nga e enjtja. Po ashtu, nuk do të lejohen ceremoni festive me më shumë se 15 persona, ndërsa jo më shumë se 30 persona në ceremoni mortore. Boris Johnson paralajmëroi se këto kufizime mund të qëndrojnë në fuqi për 6 muajt e ardhshëm./ Opinion.al

Pas