Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Sigurisë në Bratislavë është pyetur nëse është i frikësuar nga sanksionet e mundshme që mund të marrë Kosova nga SHBA e BE, pas situatës së krijuar në veri.
Kurti tha se është i shqetësuar për situatën, por kurrë i frikësuar.
Pyetje: SHBA paralajmëruan me sanksione dje. BE mund të pezullojë liberalizimin e vizave, që ju kanë premtuar për 1 Janar 2024. Si do reagoni ju ndaj kësaj situate?
Albin Kurti: Unë jam i shqetësuar thuajse gjatë gjithë kohës, por kurrë i frikësuar, sepse është në përshkrimin tim të punës (si kryeministër) që mos jem i frikësuar, por të jem i shqetësuar.