Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar antikombëtar vendimin për të shkrirë Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe kalimin e kompetencave të këtij institucioni në varësi të Akademisë së Shkencave. Përmes një statusi në Facebook, Berisha shprehet se kjo është një goditje asgjësuese për studimet e gjuhës shqipe.
Statusi i Berishës
Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës.
Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka përgatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjësuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm.