Një punonjës policie i Qarkut të Korçës është vënë në pranga ditën e sotme.
Burime nga policia bëjnë me dije se shefi i postës së Policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Po ashtu, ai është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.
Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.
“Policia ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Nënkomisar S. F., 59 vjeç, me detyrë Shef i Postës së Policisë Pustec në Komisariatin e Policisë Korçë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi më datë 02.05.2023, rreth orës 15:35, duke drejtuar automjetin tip Dimler Chrysler nën efektin e alkoolit, ai është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip autobus me targa AB784EA”, tha policia.
Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.