Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e “Apelit” që dënoi me 6 muaj burg, ish anëtarin e KPA-së, Luan Daci. Dënim, i cili iu konvertuar në 1 vit shërbim prove.
Çështja ndaj Dacit, i fajësuar për “falsifikim dokumentesh”, u rigjykua në Gjykatën e Lartë në zbatim të një vendimi të Kushtetueses.
Daci u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vettingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.