Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetari “surprizohet” nga gjobat, shkon të paguajë dritat por gjen 4 gjoba pa dijeni

2023/03/20 at 9:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Qytetari “surprizohet” nga gjobat, shkon të paguajë dritat por gjen 4 gjoba pa dijeni

Një qytetar përmes një audiomesazhi tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se i është drejtuar një pike shërbimi për të paguar dritat dhe ujin dhe ka pyetur edhe për targën e makinës.


Aty ka mësuar se nga Dhjetori 2022 deri në Shkurt 2023 kishte marrë 4 gjoba me një detyrim total 106 mijë Lekë të vjetra. Qytetari thotë se nuk ka asnjë ide sesi i ka marrë këto gjoba.

Denoncuesi: Sapo dola nga një pikë që pagova ujë dhe drita dhe me atë rast kontrollova dhe targën e makinës dhe nga Dhjetori 2022 deri në Shkurt 2023, pashë që kisha marrë 4 gjoba dhe kjo është një vjedhje e pastër që po ju bëhet shqiptarëve pasi në këto 4 gjoba unë nuk kam parë kurrë një fletë gjobe mbi xhamin e makinës, kurrë një fletë gjobe në dorë nga polici apo ndalesë nga policia dhe pasi pagova ujë dhe drita, pagova dhe 106 mijë Lekë gjoba. Pra, bashkë me kjamatën dhe kjo është një vjedhje e pastër që poi  bëhet shqiptarëve.

Kamera e “Stop” i drejtohet një pike shërbimi, Komisariatit të Policisë Rrugore, ku thonë se fajin e ka qytetari sepse duhet të saktësojë adresën.

PIKA E SHËRBIMIT:

Qytetarja: Të kontrolloj nja dy targa të lutem? Për gjobat?

Western Union: Patjetër!

Qytetarja: Faleminderit!

Western Union: Alboren?

Qytetarja: Po!

Western Union: Alboren Muçollari?

Qytetarja: Po, po!

Western Union: Ka një gjobë në 19 Janar dhe është 17 mijë Lekë. Vendi i gjobës thotë, Tiranë.

KOMISARIATI I POLICISË RRUGORE:

Qytetarja: Me kë mund të bisedoj, përsa i përket disa gjobave, që i vendosin pa lënë një letër, pa lënë asgjë?

Informacioni: Nga kush institucion e ke gjobën? E ke verifikuar?

Qytetarja: Nga policia! Atëherë më ka ndodhur.

Informacioni: Nga policia po, po policia janë 6 komisariate.

Qytetarja: Atëhere unë i kam verifikuar.

Informacioni: Po të kujt janë gjobat? Të kujt institucioni?

Qytetarja: Policia ishte aty.

Informacioni: Po policia?

Qytetarja: Policia Rrugore, jo bashkiake!

Informacioni: Ma thuaj pak targën të lutem! E ke gjobë elektronike. Gjobat elektronike janë gjoba të vendosura me postë, jo me punonjës policie.

Qytetarja: Po pra, po si mund..?

Informacioni: Është pajisje elektronike.

Qytetarja: Atëherë Ok! Atëherë, unë si t’ia bëj në këtë rast, sepse unë nuk e di, që kam marrë një gjobë dhe unë e kam bërë?

Informacioni: Kush e ka bërë shkeljen?

Qytetarja: Im shoq!

Informacioni: Ok! Më lini adresën e saktë! Adresën e keni lënë njësia bashkiake nr. XX. Kaq!

Qytetarja: Kaq është adresa?

Informacioni: Ku je banore?

Qytetarja: Një moment të lutem!

Informacioni: Unë adresën time të them numër pallati, hyjre, apartament, shkallë e të gjitha me radhë. Tani personi në kohë të japë adresën e saktë, që të marrësh më shumë informacion, duhet të bësh një kërkesë me shkrim!

Qytetarja: Unë e kam humbur mundësinë, për ta paguar brenda 5 ditëve.

Informacioni: Është vetëm një regullore.

Qytetarja: Hë është një rregullore kjo! A është shkruar diku, që mua të më vendoset gjobë dhe të mos vihem në dijeni?

Informacioni: Ti vihesh në dijeni. Ne.., unë po të marr unë institucionin tani, që vjen njoftimi, sa kohë..? Unë adresën nuk e kam të saktë. Ajo vjen nëpër komisariate, që mbulon adresën tënde të banimit. Kush të kap ty sot? Të kap komisariati nr. 4. Ai i 4-ës duhet ta gjejë, ku je ti banore…

Gjithashtu, “Stop” iu drejtua dhe Postës Shqiptare.

POSTA SHQIPTARE:

Qytetarja: Si kaluat?

Posta Shqiptare: Mirë!

Qytetarja: Kam marrë disa gjoba makine.

Posta Shqiptare: Hë, hë…

Qytetarja: Që janë vënë në mënyrë elektronike, pa i vendosur te makina.

Posta Shqiptare: Po, po!

Qytetarja: Ok! Shkova dhe pyeta dhe më thanë, që e heqin përgjegjësinë nga vetja, që posta duhet ta sjellë në shtëpi.

Posta Shqiptare: Çfarë duhet të sjellim në shpi?

Qytetarja: Gjobën!

Posta Shqiptare: E kanë plotësuar ata? Ata e kanë plotësuar?

Qytetarja: Ata thonë, që ne, ik..

Posta Shqiptare: A të dhanë një numër protokolli, që i kanë plotësuar?

Qytetarja: Jo!

Posta Shqiptare: Hë pra! Ata mund të thonë shumë ik, se ia kam çuar postës. Atëherë në qoftë se ata ty të japin një numër protokolli që me këtë zarf, me këtë numër protokolli, ne jua kemi sjellë në këtë datë, e kemi çuar në postë dhe atëhere ne kontrollojmë dhe themi postierit “ia ke çuar, s’ia ke çuar zemër”. Por me llaf që të thonë në çfarë date e ke çuar… Ato kanë një bllok në çdo zyrë postare që shkon ndaç Policia Rrugore, ndaç këtu është një bllok. Aty firmoset kaq letra, në këtë datë, me këtë numër protokolli.

Posta Shqiptare: Posta funksionon atë që ai ka shkruajtur në zarfin tend Posta Qëndrore…

Qytetarja: Po!

Posta Shqiptare: Në qoftë se ato shënojnë vetëm numrin e rrugës…

Qytetarja: Po!

Posta Shqiptare: Rruga është nga fillimi ku fillon, ku mbaron, ku të gjej ty postieri dhe pastaj ty zarfi të kthehet mbrapsht dhe kthehet në polici në origjinë, zemër.

Qytetarja: Ok! Kjo është tjetër gjë, ama ata e kanë nisur edhe pse kanë vetëm një emër rruge?

Posta Shqiptare: Duhet ta nisin patjetër!

Qytetarja: Duhet?

Posta Shqiptare: Duhet ta nisin ato!

Eksperti Fatmir Hasho shprehet se sjellja e gjobës me postë ka anët e mira sepse mund ta apelosh gjobën, por njoftimi më thjeshtë do ishte me mesazh përmes telefonit pasi targa e makinës ka dhe një numër telefoni.

Fatmir Hasho: Kur penalizohet mjeti, e para gjë që fiksohet është targa. Me këto teknologjitë e reja kapen pastaj edhe personi kush ka qenë në drejtim, rripi, celulari që janë probleme të tjera. Unë mendoj se nga targa mund të merret informacioni në kohë reale dhe me metodat e reja që janë sot, gjoba mund të shkojë direkt dhe me WhatsApp, me Messenger. Pra unë nuk mendoj se posta është një element shumë i rëndësishëm sepse duke e marrë nëpërmjet postës mer një letër që ti ke marrë këtë informacion, pra të lind e drejta edhe për ankimin. Pra, unë mendoj se përveç postës, duhet të jenë edhe këto mënyrat e tjera alternative. Ne sot pretendojmë se jemi një nga shtetet me zhvillim më të madh të informatikës. Pse kjo pjesë shumë e rëndëisshme, të mos ecë me hapa më tej?/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Para
Zemra e të riut shqiptar që vdiq në Barcelonë do kthehet në Shqipëri

Zemra e të riut shqiptar që vdiq në Barcelonë do kthehet në Shqipëri

Franca s’gjen qetësi nga protestat, qeveria franceze i mbijeton 2 mocioneve të mosbesimit

Franca s'gjen qetësi nga protestat, qeveria franceze i mbijeton 2 mocioneve të mosbesimit

Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, deri te “vijat e kuqe”

Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, deri te “vijat e kuqe”
















TE FUNDIT

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
12 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se organizata do të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të Kupës së...

Lexo më shumë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
12 Korrik, 2026

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje,...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
12 Korrik, 2026

Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}