Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zemra e të riut shqiptar që vdiq në Barcelonë do kthehet në Shqipëri

2023/03/20 at 9:23 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zemra e të riut shqiptar që vdiq në Barcelonë do kthehet në Shqipëri

Pak kohë më parë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e vdekjes misterioze të të riut Saimir Sula, i cili humbi jetën në Spitalin Del Mar në Barcelonë.


Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ.

Majlinda, motra e tij pas një telefonate me të nuk e pa më të gjallë vëllain.

16 Janar 2023

Motra e Saimir Sulës: Saimiri kishte temperaturë 38 gradë, ishte kulmi i situatës së Covidit, kishim frikë dhe donim që të bënim një test Covidi. Ishte ora diku 11 e natës, vajtëm në spital për të bërë një test Covidi. Nuk e di nëse nga mëngjesi ose gjatë darkës u mor kampioni i Covidit dhe besoj nga mëngjesi, testi rezultoi negativ, pra nuk kishte Covid, por kishte këtë temperaturën 38 që ndoshta mund të ishte dhe një ftohje. Oksigjeni ishte 94, pra ishte shumë mirë. Pastaj nga ora 11:00-11:30, e dërgojnë nga dhoma ku ishte, ku qëndronte në krevat, vjen një vajzë nga shoqërueset për ta marrë dhe për t’i bërë një grafi mushkërive. Kur kjo vajza vjen, Saimiri mund të ketë parë ndonjë gjë të dyshimtë në pavion, në dhomë duke folur me mjekët, nuk di se çfarë pa. Më telefonoi duke thënë: Majlindë po më vrasin, më merr urgjent sepse këtu po më marrin shpirtin. Nuk fola dot shumë gjatë. Bërtiti, qau dhe tha “Majlindë, mua këtu po më vrasin.

Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra.

Por pamjet tregojnë se Saimiri kishte shenja dhune në trup.

Instituti i Mjeksisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.

Çështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish.

Avokati i familjes Sula, Carlo Sardinero tregoi për “Stop”, zhdukjen, apo mos marrjen e provave kyce për  këtë dosje.

16 Janar 2023

Avokati – Carlo Sardinero: Kur vendi yt nëpërmjet kanaleve zyrtare është duke u treguar i butë në rastin e mbrotjes së të drejtave të shtetasve të tij, situata rëndohet më shumë, duhet pyetur se çfarë do të bënte një shtet tjetër në situatën e vëllait të Majlindës, do të ishte më agresiv në qëndrimin e tij. Pra, të gjitha janë duke kontribuar së bashku në shtimin e dhimbjes së familjes.

Pas shumë peripecish, trupi i Saimir Sulës erdhi 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie.

Por Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tiranë nuk mundi të bënte dot autopsinë pasi trupi kishte kaluar në fazën e dekompozimit. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31-vjeçarit.

Motra e Saimir Sulës: Të sillet zemra e Saimirit në Shqipëri, jo me ose ose pa ose. Por të sillet zemra e Saimirit në Shqipëri dhe të bëhet AND-ja këtu. Në momentin që kjo ADN del pozitive, të varroset bashkë me trupin e Saimirit, këtë kemi kërkuar në 3 vite.

Një javë pas publikimit të emisionit investigative“Stop”, Ministria e Drejtësisë dhe ministri Manja i ka dërguar një letër homologes spanjolle ku i kërkon që të bëjë kujdes në mënyrë që gjykata e Barcelonës të përmbushë me përparësi kërkesat e Prokurorisë së Tiranës për zbardhjen e të vërtetës objektive.

Nga ana tjetër, Prokurorë të Prokurorisë së Tiranës kanë zhvilluar një takim në Barcelonë me kolegët e tyre atje për cështjen në fjalë.

”Stop” ka mësuar se pavarësisht se çfarë do të ndodhë më procesin e familjes në Barcelonë, zemra e të ndjerit në muajt Maj-Qershor 2023 do të kthehet në Shqipëri për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të riun e ndjerë Saimir Sula në Spitalin Del Mar në Barcelonë.



Ju sugjerojmë

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria- Nisma e amerikanit
Aktualitet

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria-Nisma e amerikanit..

11 Korrik, 2025 9:30 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 Korrik, 2025 9:20 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

11 Korrik, 2025 9:18 am
“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
Aktualitet

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

11 Korrik, 2025 9:00 am
Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Para
Franca s’gjen qetësi nga protestat, qeveria franceze i mbijeton 2 mocioneve të mosbesimit

Franca s'gjen qetësi nga protestat, qeveria franceze i mbijeton 2 mocioneve të mosbesimit

Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, deri te “vijat e kuqe”

Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, deri te “vijat e kuqe”

Buzhala: Shumica e ministrave të Ramës janë kurban! SPAK një ditë të bukur…

Buzhala: Kurti gënjen! Kemi marr përgjegjësi aktive, ne do themelojmë asosacionin
















TE FUNDIT

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria-Nisma e amerikanit..

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria- Nisma e amerikanit
11 Korrik, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2025 Gazeta javore amerikane “Leslie’s” ka botuar, me 2 nëntor 1916, në faqen...

Lexo më shumë

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
11 Korrik, 2025

Vetëm 15 ditë nga përfundimi i afatit të vënë nga Kushtetuesja, sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit të...

Lexo më shumë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
11 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur vendosjen e tarifave të reja doganore prej 35% ndaj produkteve kanadeze,...

Lexo më shumë

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga Syri i Kaltër në Sarandë. Pamjet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com