Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri: Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

2022/10/02 at 10:18 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shqipëri: Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

Dy termocentrale lundrues, që kanë hedhur tanimë spirancat e tyre në Gjirin e Vlorës, në detin Jon, do të fillojnë të prodhojnë në 1 janar 2023, 15 përqind të sasisë së energjisë vjetore që i duhen ekonomisë dhe familjeve në Shqipëri. Sipas ekspertëve vendas energjia e prodhuar nga dy termocentralët lundrues, të marrë me qira për 2 vjet nga kompania amerikane “Excelerate Energy,” do të ketë një kosto tri herë më të ulët sesa e njëjta sasi e importuar.


Lufta në Ukrainë, kriza energjitike nga reduktimi drastik prej Rusisë i furnizimit të Europës me gaz natyror, parashikimet për një dimër me reshje të pakta shiu dhe dëbore, rritja stratosferike e ꞔmimit të energjisë në tregjet europiane dhe botërore janë sinjale të qarta edhe për Shqipërinë që parathonë vështirësi të pazakonta të furnizimit me energji. Në këtë kontekst, qeveria Rama vendosi në fillim të këtij muaji rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë për tre muajt e fundit të këtij viti: duke filluar nga kjo e shtunë, (01.10) ata do të  paguajnë 4, 5 herë më shumë për 1 KW/orë nëse konsumojnë më shumë se 800 KW/orë në muaj. Por të premten (30.09) kryeministri  Rama njoftoi se qeveria vendosi që vendimi për rritjen e çmimit të energjisë mbi konsumimin e 800 KW/orë në muaj të mos hyjë në fuqi “nisur nga reshjet dhe kursimi i energjisë”.

Arbër Avrami, drejtor Ekzekutiv i AIbgaz, thotë për DW se “me dy termocentralet lundrues Shqipëria ka mundësuar sigurimin e një zgjidhjeje tejet të vlefshme në përballimin e sfidave imediate që ka prodhuar kriza energjetike. Me kapacitet 110 MW/orë dhe me potencial për të prodhuar jo më pak se 867 GW në vit, këto terminale lundruese ofrojnë një mundësi të mirë për përballimin e krizës energjetike globale që pritet të agravohet gjatë dimrit të ardhshëm.”

Gjermania dhe termocentralet lundrues

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës numri i anijeve-termocentrale lundrues- është i kufizuar në nivel global. Kompania amerikane “Excelerate Energy” ka vetëm 10 të tilla, dy prej të cilave janë ato që kanë mbërritur në Gjirin e Vlorës. Në kushtet e krizës globale energjetike kërkesa për termocentralët lundrues sa vjen dhe po rritet.

“Edhe vende të zhvilluara si Gjermania po i konsiderojnë këto anije lundruese, që gjenerojnë energji si  një mjet të tejkalimit të problematikës emergjente po aq sa edhe një mënyrë të përshtatshme, që mundëson balancimin e mungesës së energjisë nga tërheqja e vullnetshme e Gjermanisë prej përdorimit të energjisë bërthamore. Gjermania po i shikon termocentralet lundrues si një alternativë të preferueshme, efikase në kohë, elastike lidhur me dislokimin gjeografik atje ku nevojiten më shumë dhe me rrezik mjedisor më të reduktuar”, thotë për DW, Arbër Avrami.

Impakti mjedisor brenda standarteve ndërkombëtare

Prodhimi i energjisë elektrike nga dy termocemtralet lundrues pas tre muajve është “konform legjislacionit vendas, standardeve ndërkombëtare të ruajtjes së mjedisit dhe ka marrë edhe çertifikatën përkatëse mjedisore”, sqaron për DW, Arbër Avrami. “Platformat do ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një zonë që ka për destinacion përdorimin industrial. Ato janë brenda kompleksit industrial të Triportit në Vlorë, ku ndodhet edhe Termocentrali i Vlorës, zona e përpunimit të hidrokarbureve Petrolifera si dhe veprimtari të tjera me karakter të ngjashëm”, thekson ai.

Lidhur me lëndën djegëse që do përdorin termocentralet lundruese për prodhimin e emergjisë elektrike “do të jenë ato që përmbushin standardin botëror dhe përdoren në mjete lundruese dhe veprimtari industriale, me emetime gazrash sipas normave të lejuara vendase dhe ndërkombëtare për emetimet industriale”, thotë Arbër Avrami. “Teknologjia që do përdoret në këto impiante garanton që impakti mjedisor të qëndrojë konform manualeve ndërkombëtare të Bankës Botërore, marrëveshjeve ku Shqipëria bën pjesë, rregullave për lejet mjedisore në Republikën e Shqipërisë” thekson ai për DW.

 

Ambientalistët: dimër në errësirë apo mjedis të parrezikuar?

Por ambientalistët dhe organizatat mjedisore mendojnë ndryshe. Rreziku i mungesës së energjisë dhe i një dimri në errësirë i kanë ndarë opinionet e tyre lidhur me pasojat e ndotjes së  mjedisit dhe ato në florën dhe faunën e detit Jon, në Gjirin e Vlorës, nga prodhimi i energjisë prej dy termocentraleve lundrues duke përdorur një lloj nafte. Ambientalisti Xhemal Mato thotë për DW, se “në kushtet e mungesës së energjisë elektrike dhe të një dimri në errësirë dobia e prodhimit të energjisë elektrike nga dy termocentralët lundrues është më e madhe sesa dëmtimi i mjedisit, që mendoj se nuk do të jetë i pakthyeshëm dhe shumë i rëndë.”

Por organizata mjedisore “Aleanca për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës” dhe një grup tjetër ambientalistësh bashkë me qytetarë të Vlorës kanë protestuar kundër vendosjes në Vlorë të dy anijeve që pritet të prodhojnë energji elektrike. Ambientalisti Sazan Guri thotë për DW, se përdorimi i naftës si lëndë djegëse do të shkaktojë dëmë të mëdha “pasi nuk ndodh në tokë, e cila ka aftësi gjeneruese por në det që nuk i ka këto aftësi, gjë që rrezikon të shkaktojë dëmë të mëdha mjedisore.” “Termocentralet lundruese nuk kanë ftohje. Uji që do të dalë prej tyre do të jetë mbi 40-45 gradë gjë që do të thotë që fauna dhe flora në det në det do të shkatërrohet pasi nuk e duron këtë temperaturë. Ndotja e ujit të detit dhe e ajrit do të sjellë dëme të mëdha mjedisore”, thotë ambientalisti Sazan Guri.

 

Infrastruktura e gazit në zhvillim e sipër

Kundërshtimi i lëvizjes ambientaliste ndaj vend-ndodhjes së termocentraleve lundrues dhe funksionimit të tyre të përkohshëm me naftë, duket se nuk mund të jape rezultate të menjëhershme. „Tani për tani nuk është i mundur përdorimi i gazit natyror si lëndë djegëse për të prodhuar energji elektrike dhe patur emetime më të ulta gazrash të dëmshme sesa hidrokarburet. Në Shqipëri infrastruktura e gazit është në zhvillim e sipër dhe e kufizuar vetëm në tubacionin TAP që çon gazin drejt Italisë”, thotë për DW Arbër Avrami, Drejtori Ekzekutiv i Albgaz.

Punime për TAP-in në Berat

Megjithatë po bëhen hapa përpara. „Në bashkëpunim me partnerët strategjikë të kompanive amerikane, “Excelerate Energy” dhe „Exxon Mobil” po ngrihet infrastruktura e një terminali të ri për portin e lundrueshëm të gazit të lëngët (LNG) në portin e Vlorës dhe transmetimit të LNG  deri në TEC-in ekzistues në Vlorë. Më pas nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë do të bëhet ndërlidhja me tubacionin TAP të gazit,” thekson për DW, Arbër Avrami. Kur të fillojë furnizimi me gaz përmes këtij terminali, termocentralet lundrues do të konvertohen për të përdorur gazin natyror si lëndë të parë djegëse për të prodhuar energji elektrike.

 

Projekte rajonale për siguri energjetike

Ambicia e Shqipërisë për t’u shndërruar në një nyje rajonale energjetike synon të realizohet  brenda dy viteve kur të përfundojë ndërtimi i terminalit të lundrueshëm në portin e Vlorës, i cili  „do të garantojë jo vetëm plotësimin e nevojave të brendshme por do të shndërrojë Shqipërinë edhe në një kontributor të sigurisë energjitike në Ballkan dhe në Europën Jug-Perëndimore,” thotë Arbër Avrami. „Shqipëria po negocion me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën që të bëjë të mundur një integrim më të gjerë infrastrukturor të rajonit për sigurinë energjitike. Ajo do të  kontribuojë jo vetëm nëpërmjet përshpejtimit të ndërlidhjes nëpërmjet TAP dhe gazit natyror por edhe kontributit me energji elektrike nga vënia në funksionim e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës”, thekson Avrami.

Një projekt tjetër me rëndësi rajonale është ai i ndërtimit të tubacionit Jonian-Adriatik që do të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë me gazsjellësin TAP përmes Malit të Zi, Shqipërisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bosnjë-Hercegovinën.

Shndërrimi i Shqipërisë në një qendër energjitike rajonale ka sjellë interes në rritje të partnerëve rajonalë për të bashkëpunuar, bazuar në interesa të ndërsjellta për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe uljen e varësisë në rajon nga gazi rus. Një shembull inkurajues është bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe kompanisë amerikano-bullgare, Overgas, lider në Bullgari në sektorin e gazit. Kjo kompani nënshkroi në Tiranë në janar të këtij viti një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore shqiptare Albgas lidhur me bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në Ballkanin Perëndimor (BP) dhe në Europë. Këtu përfshihet edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngshëm, (LNG) në portin e Vlorës dhe realizimit të terminalit të lundrueshëm në portin e Vlorës, që do të ndërtohet nga kompanitë amerikane Exxon Mobil dhe Excelerate Energy, lidere në tregun global të LNG./DW



Ju sugjerojmë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Para
Vrau një person me thikë, lirohet disa ditë pas arrestimit vrasësi në Vlorë

Tentoi të përdhunonte 50-vjeçaren, arrestohet 65-vjeçari në Durrës

Nord Stream 2, mbyllet rrjedhja e gazit në Baltik

Nord Stream 2, mbyllet rrjedhja e gazit në Baltik

400 mijë paund në këmbim të lirisë, policia çliron pengun shqiptar në Angli

400 mijë paund në këmbim të lirisë, policia çliron pengun shqiptar në Angli
















TE FUNDIT

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
14 Maj, 2025

Teksa vota brenda vendit është numëruar, Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm 13 mandate në kryeqytet. Kjo do të...

Lexo më shumë

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
14 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dakorduar të hënën për heqjen e pjesshme të tarifave, që kanë trazuar tregjet financiare. Të dyja palët ranë...

Lexo më shumë

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
14 Maj, 2025

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) - një organizatë e madhe humanitare - njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet...

Lexo më shumë

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për rrjetin ndërkombëtar të televizionit polak, TVP World lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com