Kronikë

Tentoi të përdhunonte 50-vjeçaren, arrestohet 65-vjeçari në Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 02/10/22 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar një 65-vjeçar nga fshati Ishëm, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare. Në kuadër të operacionit të koduar “Perëndimi” është vënë në pranga shtetasi me inicialet M.Sh., ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën gjithashtu 2 kg lënë narkotike tip kanabis në process tharje dhe 28 bimë kanabisi të kultivuara në oborr.

“Si rezultat i operacionit policor të koduar “Perëndimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 65 vjeç, banues në Ishëm, Durrës. Ky shtetas, pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, ishte larguar menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, por pas kontrollit të zonës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 65-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe kanë asgjësuar 28 bimë të dyshuara narkotike kanabis të kultivuara në oborrin e banesës së këtij shtetasi”, njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike./Opinion.al

 

 

Pas