Është diskutuar të enjten (2 dhjetor) në emisionin “Opinion” mbi temën “Orët e fundit, çfarë po ndodh në PD”.
Emisioni “Opinion” është fokusuar sërish zhvillimet brenda Partisë Demokratike, partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, që duket se është në një moment krize me dy Kuvende të thirrura, atë të 11 dhjetorit nga ish-kryeministri Berisha me firmat e më shumë se 4200 delegatëve dhe Kuvendi i thirrur më 18 Dhjetor nga kreu i PD Lulzim Basha me miratimin e kryesisë së Partisë.
Çfarë po ndodh brenda Partisë Demokratike është diskutuar me të ftuar në studio:
Bujar Nishani,
Floriana Garo,
Indrit Hoxha,
Agron Gjekmarkaj,
Flutura Açka,
Fitim Zekthi
Në lidhje direkte:
Edi Paloka
Në pjesën e tretë të Opinion, “Historitë e së enjtes” është transmetuar një material për “EA LOGISTIC ALBANIA” që ka tentuar të kthejë një produkt nostalgjik të vjetër në një formë moderne duke fituar për këtë një çmim ndërkombëtar.