Bota

814 viktima dhe 24 099 persona të infektuar me COVID në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 04/12/20 |
Opi Nion

Italia vijon të shënojë raste të larta të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi COVID-19.

Sipas raportimeve, nga autoriteti shëndetësor mësohet se në 24 orët e fundi janë regjistruar 24.099 persona të infektuar nga 200 000 tamponë të kryer.

Sa u përket vdekjeve edhe ditën e sotme shteti fqinj ka shënuar një numër të lartë. Bëhet me dije se janë 814 persona të cilët e kanë humbur betejën me virusin COVID.

Situata vijon të mbetet kritike gjithashtu edhe në spitale dhe rajone të cilat konsiderohet si zona të kuqe.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 1.688.939, ndërsa numri i viktimave është gjithsej 58.852./ Opinion.al

Pas