Rajoni

800 mijë euro drogë nga Shqipëria, arrestohet zyrtari i lartë maqedonas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:41 - 09/04/21 |
Opi Nion

Një zyrtar i lartë i Policisë në Maqedoninë e Veriut, është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi të madhe droge.

Policia, në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA kanë zhvilluar një operacion anti-drogë në rrugën Pletvar-akavadar rreth orës 14 dhe ka sekuestruar 500 kilogram marijuahanë.  Mësohet se droga në vend ka hyrë nga Shqipëria, ndërsa në treg marijuhana e sekuestruar kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan: “Një operacion i madh policor është zhvilluar së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA. Është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”./Opinion.al

Pas