Kronikë

7 kg kokainë në kamionin me patate, dy shqiptarë në pranga


               Publikuar në : 14:06 - 15/05/19 |
geliano fataj

Në doganën e Barit janë sekuestruar 7 kilogramë kokainë dhe 150 mijë euro. Ky është bilanci i një kontrolli të bërë nga autoritetet doganore në një kamion që po transportonte një sasi prej 20 ton patatesh, që ishte nisur nga Holanda për në Shqipëri.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet Italiane. Bashkë me sasinë e drogës dhe të parave të sekuestruara janë arrestuar edhe dy personat që po bënin transportin, të cilët sipas raportimeve janë të dy shqiptarë dhe kishin rolin e shoferëve të mjetit.

Sasia e kokainës dhe eurot ishin fshehur në një zgavër të krijuar në pjesën fundore të kabinës së shoferit. Hetimet tashmë do të vijojnë për identifikimin e subjekteve të tjera të përfshira në këtë ngjarje./ Opinion.al

BURIMI: lagazzettadelmezzogiorno

Pas