InstaBIZ

Ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian shprehet i penduar për tradhtinë


               Publikuar në : 15:04 - 15/05/19 |
xhu lia

Personazhi televiziv Khloe Kardashian ka qenë rreth 5 vite më parë e martuar me basketbollistin Lamar Odom.

Çifti i dhanë fund martesës së tyre për shkak të tradhtisë së basketbollistit  dhe mesa duket ndjenja e fajit për këtë gjest vijon ta shoqërojë.

“Do doja të isha treguar më burrë. Më bezdis ende sot e kësaj dite, por pendesa është një ndjenjë që duhet të mësohemi të jetojmë me të”,-është shprehur Lamar gjatë një interviste për ‘People’.

Mësohet se përfaqësuesit e Khloe-s nuk i janë përgjigjur revistës rreth këtyre deklaratave, megjithatë ata vazhdojnë të kenë komunikim me njëri-tjetrin./Opinion.al/

Pas