Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bizneset shqiptare me barrën më të lartë në rajon,dhe për taksat bashkiake

2019/10/25 at 8:11 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bizneset shqiptare me barrën më të lartë në rajon,dhe për taksat bashkiake

Bizneset e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë barrën më të lartë të taksave në rajon. Sipas të dhënave të raportit “Doing Business 2020”, të publikuar nga Banka Botërore, sipërmarrjet e Shqipërisë dhe Serbisë paguajnë nga 36.6% të fitimeve si taksa totale dhe kontribute. Barrën më të ulët e ka Maqedonia me 13%, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.2% dhe Bosnja me 23.7%.

Shqipëria dhe Serbia kanë normën e fitimit më të lartë në rajon, nga 15%, ndërsa Mali i Zi e ka 9%, ndërsa Maqedonia dhe Bosnja e kanë 10%. Për bizneset shqiptare, tatim fitimi rëndon 14.3% të fitimeve, ndërsa për serbët 13%.

Kontributet e sigurimeve shoqërore që paguhen nga punëdhënësi janë taksa që rëndon më shumë bizneset në Shqipëri dhe Serbi. Në Shqipëri, bizneset paguajë për sigurimet e punonjësve të tyre 15% të pagës bruto (9.8% paguhet nga individët). Në Serbi bizneset paguajnë 17.9% të pagës bruto për sigurimet e punonjësve të tyre. Sigurimet e punonjësve u rëndojnë bizneseve shqiptare sa gati 17% e fitimeve. Duke shtuar dhe kontributet e sigurimeve shëndetësore (gjysma e saj prej 1.7% paguhet nga punëdhënësi), kontributet në total rëndojnë në 19% të totalit të fitimeve

Maqedonia e ka kaluar të gjithë barrën e sigurimeve te të punësuarit, të cilët paguajnë 27% të pagës. Ky është faktori kryesor që e nxjerr Maqedoninë me taksat e kontributet më të ulëta në rajon, në raport me fitimet. Në Mal të Zi bizneset paguajnë sigurim pensioni dhe kontribute për sigurimet shoqërore, por që nuk shkojnë më shumë se 10% të totalit të fitimeve.

Shqipëria dhe Serbia dhe Mali i Zi kanë dhe TVSH-në më të lartë në rajon me 20 dhe 21%, ndonëse kjo taksë nuk llogaritet në barrën ndaj bizneseve pasi ajo paguhet nga konsumatori.

Shqipëria mban rekord dhe për taksat bashkiake, të cilat u rëndojnë bizneseve sa 3.6% e fitimeve, nga 3.4% në Serbi, 3.46% në Bosnjë dhe më pak se 2% në Maqedoni e Mal të Zi. Rritja e taksës së infrastrukturës ishte dhe një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e renditjes këtë vit, ku Shqipëria humbi 19 pozicione në raport me vitin e kaluar dhe u rendit në fund të Europës, së bashku me Bosnjë Hercegovinën. https://www.monitor.al/doing-business-2020-shqiperia-dhe-bosnia-te-fundit-ne-europe-humben-85-vende-ne-renditje-per-mbrojtjen-e-investimeve/

Ndonëse vendi ynë ka taksat më të larta në rajon mbledh shumë më pak të ardhura sesa të gjithë shtetet e tjera, në rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB). Serbia, që ka nivele të njëjta me ne mbledh të ardhura gati sa rreth 40% e PBB-së, po aq grumbullon dhe mali i Zi.

Maqedonia, pas futjes së taksës së sheshtë ka parë një rënie të të ardhurave nga 35% e PBB-së në rreth 29-30% aktualish, por që gjithsesi janë më të larta se të Shqipërisë.

Ironikisht, Taksa ku Shqipëria çalon dukshëm është ajo që ka dhe barrën më të lartë tek bizneset, pikërisht kontributet e sigurimeve shoqërore, që sjell vetëm 5.6% të PBB-së, ndërsa mesatarja e rajonit është midis 8-10% dhe arrin rekord në Serbi me 14.6% (kujtojmë që bizneset e serbisë kanë barrë të njëjtë me ato shqiptaret për këtë kontribut, në raport me fitimet). Evazioni nga pagat konsiderohet i lartë në vendin tonë, me pjesën më të madhe të bizneseve që raportojnë paga më të ulëta sesa realja. Niveli i lartë i tatimit mbi të ardhurat, me 23% për pagat mbi 130 mijë lekë e nxiti dhe më tepër evazionin për pagat e larta, duke bërë që shumë individë të regjistroheshin si subjekte të vogla dhe të lëshonin fatura përkundrejt shërbimeve./Monitor.al




Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Shtëpia e Bardhë bojkoton gazetat “Washington Post” dhe “New York Times”

Shtëpia e Bardhë bojkoton gazetat "Washington Post" dhe "New York Times"

“A do e padisë Macroni Edi Ramën për shpifje?”

“A do e padisë Macroni Edi Ramën për shpifje?”

Mbrojtja e naftës nga ISIS, Amerika do të rrisë prezencën në Siri

Mbrojtja e naftës nga ISIS, Amerika do të rrisë prezencën në Siri
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}