Bota

62-vjeçari mbijetoi 16 orë brenda varkës së përmbytur në oqean



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 04/08/22 |
Opi Nion

Një francez 62-vjeçar mbijetoi për 16 orë duke përdorur një flluskë ajri brenda varkës së tij të përmbysur në Oqeanin Atlantik.

Ai  u shpëtua nga zhytësit e rojes bregdetare spanjolle të cilët e përshkruan si një operacion të vështirë, shkruajnë mediat vendase.

Roja bregdetare tha se varka 12 metra e gjatë “Jeanne Solo Sailor” u gjet pas një sinjali SOS të dërguar në orën 20:23 të së hënës nga një distancë prej 22 kilometrash nga ishujt Sisargas pranë provincës Galicia të Spanjës veriperëndimore.

Sipas të dhënave të monitorimit, skafi ishte nisur nga kryeqyteti portugez Lisbona mëngjesin e një dite më parë.

Ndërsa, për shpëtimin e 62-vjeçarit u dërgua një varkë shpëtimi me pesë zhytës në bord dhe tre helikopterë. Ishte një nga tre helikopterët e mobilizuar për të ndihmuar operacionin e kërkimit që gjeti varkën e përmbysur.

Një zhytës goditi pjesën e mbrendshme të anijes për të parë nëse personi brenda kishte shenja jete apo jo.

Ndërkohë, 62-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu përgjigj goditjes së zhytësit në anije duke trokitur nga brenda varkës.

Duke qenë se deti ishte shumë i trazuar për të nisur operacionin e shpëtimit që në atë kohë, shpëtuesit montuan në varkë tullumbace lëvizëse për të parandaluar fundosjen e mëtejshme dhe pritën deri në mëngjes.

Të nesërmen, dy zhytës notuan poshtë varkës për të ndihmuar marinarin të dalë në sipërfaqe, të cilin e gjetën të veshur me një xhaketë shpëtimi dhe të zhytur deri në gjunjë në ujë.

Vicente Cobelo, një anëtar i ekipit të operacioneve speciale të rojes bregdetare, tha për një media vendase se burri u hodh vetë në ujin e akullt dhe notoi nën varkë për të arritur në sipërfaqen e ujit.

“Me iniciativën e tij, ai hyri në ujë dhe notoi me ndihmën e zhytësve, të cilët duhej ta shtynin pasi e kishte të vështirë të dilte në sipërfaqe me kostumin e tij”, tha ai.

62-vjeçari u transportua me helikopter në spital për kontrolle mjekësore, por u lirua menjëherë pasi nuk u gjet asnjë problem.

 

Pas