Aktualitet

613 kg kokainë/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Arbër Çekajt


               Publikuar në : 11:07 - 08/11/19 |
Opi Nion

Sot në Gjykatën për Krime të Rënda ishte caktuar seanca e radhës gjyqësore për Arbër Çekajn. Kjo seancë  nisi me 23 minuta me vonesë , për shkak se kryesuesja trupit gjykues, Daniela Shirka, nuk erdhi në orarin e përcaktuar.

Ditë e sotme Shirka, mori konfirmimin në detyrë nga KPK, në kuadër të Vetting-ut. Ndërkohë, seanca ndaj Çekajt, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë, është shtyrë për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë.

Në seancën e sotme nuk ishte i pranish edhe avokati Maks Haxhiu nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore. Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë, ai akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë të gjetur në një kontenierë me banane e porositur nga kompania e tij në vendet latine./ Opinion.al

Pas