Kronikë

54-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë, dyshimet e policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 14/04/21 |
Opi Nion

Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh. Sipas policisë dyshohet se shtetasi me inicialet S.M., mind të jetë aksidentuar nga një mjet i paidentifikuar, i cili menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për kapjen e autorit.

“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas