Rajoni

51 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:36 - 13/09/21 |
Opi Nion

51 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se po gjatë këtij harku kohor janë konfirmuar 1608 raste të reja me COVID-19.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 151 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë Greqisë dhe 2,595 janë të lidhura me persona të tjerë të infektuar.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 379. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 616,765 të infektuar./ Opinion.al

Pas