Bota

5-vjeçarja e zhdukur u gjet e varrosur në Katania, rrëfehet nëna: E vrava unë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:33 - 14/06/22 |
Opi Nion

Historia e rrëmbimit e dhënë nga 23-vjeçarja ishte një trillim i saj për të mbuluar krimin e rëndë.

Pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje ajo tregoi vendndodhjen e trupit të vajzës së saj 5 vjeçe.

Elena Del Pozzo, vajza 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Katania), u gjet e vdekur. Ka qenë nëna e saj, Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka gjetur trupin e vogëlushes pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Mediat italiane shkruajnë se e reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj, por gjatë marrjes në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse e kishte kryer krimin. Ndërsa rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin e saj, babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç./Opinion.al

Pas