Koronavirusi vijon të përhapet në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 460 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se pesë pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar në 398 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ndërkohë profesor Gikas Majorkinis në një konferencë të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi, tha se sistemi shëndetësor ka nevojë për përmirësim, ndërsa theksoi se tashmë duhet ta konsiderojmë veten bartës të heshtur të epidemisë.
“Deri ne momentit e zbulimit të vaksinës, dy armët që kemi në dispozicion janë, maska dhe distanca sociale”, u shpreh ai./ Opinion.al