Politikë

 “5 Maji”/ Veliaj:Protestojnë subjekte të OFL me 5 mln euro pasuri të sekuestruar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:04 - 05/02/22 |
Opi Nion

Duke folur për prishjet në zonën e “5 Majit”, kryebashkiaku Veliaj tha se mes personave që kanë protestuar ka patur edhe subjekte të OFL, me 5 milionë euro pasuri të sekuestrura dhe makina luksoze. Gjatë një interviste në Neës 24, Veliaj tha se ata janë një nivel që ngatërron krimin me politikën.

Një pjesë e fjalës së Veliajt:

“Unë i shoh edhe mediat, intervistohej njeri që shpjegonte si do vriste Lali Erin. Asnje nga mediat nuk e pyeti: O shok, më fal, po ti ke ndertuar në lum, po ti je i OFL mor shok, po ti ke 5 milionë euro asete të konfiskuara! Ti paske hallin e qirasë?! Po ti ke 18 makina more, kush i ka nga ne 18 range-rover? Pra, këta çfarë bënin? Merrnin lekët e drogës, me lekët e drogës i punonin, duke i dhënë me fajde, dhe po të mos i jepnin me fajde, të vinte ‘Range’ që ndërronte targat përditë dhe këta i kapi OFL. Ndërkohë, ai fliste në TV, çfarë do i bënte lali Erit, po sigurisht kush leh, nuk kafshon. Ata janë një nivel që ngatërron krimin me politikën. Ata jane personazhe që drejtojne protestën, bashkë me shefat e tyre politikë. Por tani ftesa ime është: Mendoni bravën tuaj, mos mendoni bravën e partisë!”/Opinion.al

Pas