Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

4 studiues ligjorë dëshmojnë në hetimin për shkarkimin e Presidentit Trump

2019/12/04 at 9:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
4 studiues ligjorë dëshmojnë në hetimin për shkarkimin e Presidentit Trump

Tre studiues ligjorë i thanë Kongresit të Mërkurën se Presidenti Donald Trump ka bërë shkelje që çojnë në shkarkim nga detyra, duke e shtyrë Ukrainën që të hap hetime nga të cilat ai mund të përfitonte politikisht.


Profesori i ligjit nga Universiteti i Harvardit, Noah Feldman u tha ligjvënësve se Presidenti Trump, duke “i kërkuar në mënyrë korruptive” Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy që të fillojë hetimin e njërit prej rivalëve të tij kryesorë demokratë të zgjedhjeve të vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden, “ka bërë në mënyrë të qartë krime dhe shkelje”, standardi i përcaktuar në Kushtetutën amerikane për shkarkimin e një presidenti.

Pamela Karlan, profesore e drejtësisë në Universitetin e Stanfordit, tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet t’i rezistojë ndërhyrjeve të huaja në zgjedhjet amerikane, e jo t’i nxisë ato. Ajo e quajti kërkesën e Presidentit Trump drejtuar Zelenskiy-it një “abuzim veçanërisht të rëndë të pushtetit”.

Në prezantimin e tij, profesori i drejtësisë nga Universiteti i Karolinës së Veriut, Michael Gerhardt i tha Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve se, “Nëse Kongresi nuk arrin të shkarkojë (nga detyra Presidentin) në këtë rast, atëherë procesi i shkarkimit të Presidentit i ka humbur të gjitha kuptimet, dhe, së bashku me atë, masat mbrojtëse të hartuara me kujdes në Kushtetutën tonë kundër ngritjes së një mbreti në tokën amerikane. Askush, madje as Presidenti nuk është mbi ligjin “.

Republikanët që mbështesin Presidentin Trump ftuan ekspertin ligjor Jonathan Turley, një profesor i drejtësisë në Universitetin George Washington, i cili tha se ai votoi kundër Presidentit Trump në vitin 2016. Megjithatë, profesor Turley tha se ka “një numër tepër të vogël provash” që mbështesin shkarkimin e Presidentit Trump nga detyra dhe “zemërim të bollshëm” nga demokratët që synojnë largimin e Presidentit Trump nga detyra. Zoti Turley tha se biseda telefonike e Presidentit Trumpit në fund të korrikut me Presidentin (ukrainas) Zelenskiy nuk ishte “perfekte”, ashtu siç ka pretenduar zoti Trump, por jo bazë për shkarkimin e tij nga detyra.

Seanca dëgjimore e Komisionit Juridik ishte hapi tjetër në përpjekjen e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve për të shkarkuar nga detyra Presidentin e 45-të të vendit, vetëm hera e katërt në historinë 243-vjeçare të vendit që një udhëheqës amerikan përballet me një proces zyrtar të shkarkimit nga detyra.

Studiuesit ligjorë rikujtuan historinë nga më shumë se dy shekuj më parë, kur baballarët themelues të vendit shkruan në Kushtetutë se presidentët mund të hetohen dhe shkarkohen nga detyra nëse ligjvënësit vendosin se ata kanë kryer “tradhti, mitmarrje, apo krime të tjera të larta dhe shkelje”. Feldman, Karlan dhe Gerhardt thanë të gjithë se Trump kishte përmbushur kriteret për shkarkim nga detyra të përcaktuara në Kushtetutë, duke përshkruar veprimet e tij si një “abuzim të pushtetit”.

Profesor Feldman tha se nëse Presidenti Trump nuk mban përgjegjësi për veprat që dyshohet se i ka bërë, “Ne nuk jetojmë më në një demokraci”.

Drama e hetimit mbi shkarkimin e Presidentit përqendrohet në kërkesën e zotit Trump në fund të korrikut drejtuar Presidentit ukrainas Zelenskiy për të “na bërë një favor”, hetimin e ish nënpresidentit Biden, punën e djalit të tij Hunter për një kompani ukrainase të gazit natyror dhe një teori të hedhur poshtë se Ukraina kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, të fituara nga zoti Trump, e jo Rusia, siç thuhet në raportin përfundimtar të komunitetit të inteligjencës amerikane.

Në atë kohë, Presidenti Trump përkohësisht shtyu ndihmën ushtarake me vlerë 391 milion dollarë që Kievi e dëshironte për luftën kundër separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore. Presidenti Trump përfundimisht lëshoi ndihmën në shtator pa u hapur hetimet nga Ukraina ndaj zotit Biden, provë, që republikanët thonë, se nuk kishte “quid pro quo”, një shkëmbim favoresh mes zotit Trump dhe Ukrainës.

Por, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët mund të miratojë me një shumicë të thjeshtë votash shkarkimin e Presidentit Trump para fillimi të pushimit në javën e Krishtëlindjes në fund të dhjetorit, duke i hapur rrugën një gjyqi muajin tjetër në Senatin me shumicë republikane, ku do të duhen dy të tretat e votave për të shkarkuar Presidentin Trump nga detyra.

Megjithatë, largimi i Presidentit Trump nga Shtëpia e Bardhë mbetet i pamundur, sepse për këtë duhen votat e të paktën 20 senatorëve republikanë. Disa senatorë republikanë kanë kritikuar kërkesën e Presidentit Trump drejtuar Presidentit Zelenskiy, por asnjëri prej tyre nuk ka shprehur mbështetje për shkarkimin e tij nga detyra.

Dy ish presidentë amerikanë, Andrew Johnson dhe Bill Clinton, ishin pjesë e procesit të shkarkimit, por nuk u shpallën fajtorë nga Senati dhe nuk u shkarkuan nga posti. Ndërsa, Presidenti i tretë, Richard M. Nixon dha dorëheqjen pasi përballej me një shkarkim të sigurt nga detyra.

Presidenti Trump ka sulmuar përpjekjen për shkarkimin e tij, duke thënë se ai nuk kishte bërë asnjë shkelje me kërkesën e tij drejtuar Ukrainës për hapjen e hetimeve nga cilat ai do të përfitonte politikisht. Gjatë vizitës së tij në Londër, ku ai po merr pjesë në samitin e NATO-s, fushata e tij politike u ankua se mazhoranca “Demokratët po marrin në pyetje TRE ekspertë ligjorë, ndërsa republikanët vetëm një!” në seancën e së mërkurës. “I gjithë ky proces është i padrejtë jo vetëm ndaj @realDonaldTrump, por edhe ndaj Popullit Amerikan!”

Republikanët në Komisionin Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve u përpoqën të vononin seancën e së mërkurës dhe bënë thirrje që edhe informatori anonim të dëshmonte para tyre. Raportimi i informatori anonim për bisedën telefonike mes Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas Zelenskiy shkaktoi fillimi e hetimit që ka marrë ngjyrime politike. Por, demokratët me shumicë në Komisionin Juridik i hodhën poshtë të dy kërkesat me vota në linja partiake, 24-17.

Seanca dëgjimore vjen një ditë pasi Komisioni i Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi një raport prej 300 faqesh, në të cilin Presidenti Trump akuzohet për “shkelje” në përpjekjen për të kërkuar ndërhyrjen politike të Ukrainës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe më pas duke bërë përpjekje maksimale për “penguar” Kongresin në hetimin e veprimeve të tij.

Udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve iu përgjigjen raportit të demokratëve, duke thënë se “nuk ka asgjë bindëse, nuk ka asgjë marramendëse për të ecur përpara me procesin e shkarkimit të Presidentit”. / VOA

Etiketa: impeachmentkongrestrump


Ju sugjerojmë

Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

6 Qershor, 2026 11:29 am
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

6 Qershor, 2026 11:18 am
Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

6 Qershor, 2026 10:42 am
Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
Kronikë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

6 Qershor, 2026 9:57 am
Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
Bota

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

6 Qershor, 2026 9:46 am
Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
Bota

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

6 Qershor, 2026 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

6 Qershor, 2026 9:08 am
Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona
Kronikë

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona

6 Qershor, 2026 9:06 am
Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private
Kryesore

Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private

6 Qershor, 2026 9:01 am
“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit
Aktualitet

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit

6 Qershor, 2026 8:54 am
Para
Luljeta Bozo tregon pse ekspertët e huaj nuk mund të vendosin për godinat

Luljeta Bozo tregon pse ekspertët e huaj nuk mund të vendosin për godinat

Horoskopi, e enjte, 29 nëntor 2019, zbuloni shenjën me fat për sot

Horoskopi, 5 dhjetor 2019

Moti për ditën e sotme, 12 maj 2019

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2019
















TE FUNDIT

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
6 Qershor, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministri Rama se me anë të sistemeve mbrojtëse kundër sulmeve digjitale iraniane, përgjon...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka pësuar humbje të konsiderueshme në kapacitetin e tij ushtarak, duke...

Lexo më shumë

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
6 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot se aktualisht nuk sheh arsye për një takim kokë më kokë me presidentin ukrainas,...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
6 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}