Bota

39-vjeçari vret dhe ha fqinjin e tij në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:42 - 22/12/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Idaho të SHBA. Një 39-vjeçar vrau fqinjin e tij dhe më pas e ka ngrënë pasi besonte se krimi makabër do të kuronte mendjen e tij.

David Russell është dënuar për vrasje të shkallës së parë ndaj fqinjit të tij 70-vjeçar David M. Flaget.

Policia gjeti pjesë të trupit të viktimës pasi kontrolloi shtëpinë e vrasësit. Ata zbuluan gjurmë gjaku në mikrovalë dhe në një tas qelqi, si edhe një çantë palestre të përgjakur e një thikë. Gjithastu ka prova se skena e krimit ishte pastruar nga shenjat e krimit pas aktit të tmerrshëm.

Duart e viktimës u gjetën të lidhura me ngjitës shirit që tregon se ka qenë e lidhur para se të kryhej vrasja. Sipas dëshmisë, Russell mendonte se ai “do të ishte i aftë të kuronte veten duke prerë copa të mishit të trupit” dhe se kjo “do të kuronte trurin e tij”.

Sipas policisë, ky është rasti i parë i kanibalizmit në shtetin e Idahos. Sipas legjislacionit, akti kriminal dënohet deri në 14 vite burg.

Pas